Olimpiada e VII Ndërkombëtare Iraniane e Gjeometrisë – IGO 2020

Kosova do të merr pjesë për herë të katërt në Olimpiadën Ndërkombëtare Iraniane të Gjeometrisë (IGO – http://igo-official.ir/?lang=en). Në këtë olimpiadë në vitin 2019 kanë marrë rreth 50 shtete.

Pse olimpiadë për gjeometrinë?

Gjeometria është një nga degët më të hershme të shkencës në përgjithësi, po ashtu është edhe një nga degët më të rëndësishme të matematikës. Megjithatë, për fat të keq, në vitet e fundit kjo degë e matematikës është lënë pas dore në sistemet arsimore të shumë shteteve të botës. Për këtë arsye, një grup mësimdhënësish nga Irani përmes organizimit të Olimpiadës së Gjeometrisë po shpresojnë që ta ri-kthejnë përsëri vëmendjen e mësmdhënësve dhe nxënësve nga Gjeometria. Për shkak të interesmit të madh të shteteve të ndryshme për të organizuar këtë olimpiadë në vendet e tyre (mbi 50 shtete e organizojnë IGO), mund të themi që deri-diku edhe është arritur qëllimi i nismëtarëve të kësaj olimpiade.

Pse matematikanët nga Irani e kanë marrë këtë nismë?

Irani është një nga shtetet më të suksesshme në Olimpiadën Matematike Ndërkombëtare (IMO). P.sh. në IMO 2017 ekipi i shtetit të Iranit është rënditur në pozitën e pestë prej 111 shteteve pjesëmarrëse, ndërsa në fushën e gjeometrisë ekipi i shtetit të Iranit konsiderohet ndër ekipet më të mira në botë.

Kush mund të merr pjesë në këtë olimpiadë?

– Të gjithë nxënësit që janë pjesë e ekipit të Kosovës në IMO 2020.
– Nxënëset pjesëmarrëse në EGMO 2020.
– Fituesit e medaljeve të arta, argjendta dhe medaljeve të bronzta në KAMO 2020.
– Nxënësit e tjerë të interesuar për pjesëmarrje në IGO 2020 duhet të bëjnë një kërkesë për pjesëmarrje dhe ta dërojnë në e-mailin: shoqata.matematikaneve@gmail.com.

Ku dhe kur do të mbahet kjo olimpiadë?

IGO do të mbahet më 31 tetor 2020, virtualisht nën mbikëqyrjen dhe monitorimin e Shoqatës së Matematikanëve të Kosovës.

Në lidhjen në vijim mund t’i gjeni detyrat nga vitet e kaluara.

https://igo-official.ir/events/