STATUTI I SHOQATËS

STATUTI I SHOQATËS SË MATEMATIKANËVE TË KOSOVËS

Ky statut do të qeverisë shoqatën jofitimprurëse Shoqata e Matematikanëve të Kosovës, të themeluar në pajtim me Ligjin Nr. 04/L-57 për Lirinë e Asociimit në Organizatat Joqeveritare në Republikën e Kosovës. Shoqata u themelua më 22 gusht 2008 në Prishtinë.

Neni 1
Emri, forma dhe adresa

  1. Organizata do të quhet Shoqata e Matematikanëve të Kosovës.
  2. Ajo mund të njihet edhe si KMS.
  3. Organizata është shoqatë jofitimprurëse, sipas definimit të dhënë në nenin 5.2 dhe 6 të Ligjit Nr. 04/L-57 për Lirinë e Asociimit në Organizatat Joqeveritare në Republikën e Kosovës.
  4. Organizata nuk do të bëjë shpërndarjen e çfarëdo të ardhure neto ose fitimi si të tillë për asnjë person. Pasuria, të ardhurat dhe fitimet e organizatës do të përdoren për të mbështetur qëllimet jofitimprurëse të organizatës dhe nuk do të përdoren për të krijuar përfitime të veçanta individuale, qoftë në mënyrë të drejtëpërdrejtë apo tërthorazi për asnjërin nga themeluesit, drejtorin, nëpunësit, ndonjë anëtar të shoqatës, ndonjë të punësuar apo donator të OJQ-së. Megjithatë pagesa e kompensimit të arsyeshëm për këta persona mund të bëhet për punën që këta persona bëjnë për këtë organizatë.
  5. Çdo transaksion ndërmjet OJQ-së dhe një organizate tjetër të ndërlidhur, apo ndërmjet OJQ-së dhe anëtarëve, zyrtarëve, anëtarëve të bordit ose punonjësve të saj ndalohet, përveç, nëse organi drejtues vendos, pas hetimeve të arsyeshme, se transaksioni është në interes, i drejtë dhe i arsyeshëm për OJQ-në, dhe se OJQ-ja nuk kishte mundur të sigurojë marrëveshje më të favorshme me përpjekje të arsyeshme dhe brenda rrethanave ekzistuese.
  6. Organizata mund të angazhohet në aktivitete ekonomike me qëllim të mbështetjes së aktiviteteve të saja jofitimprurëse, në pajtim me paragrafin 1.4 të këtij Statuti dhe nenin 4 të Ligjit për Lirim të Asociimit në OJQ 04/L-57, me kusht që të ardhurat e realizuara nëpërmjet të aktiviteteve ekonomike të shfrytëzohen ekskluzivisht për të arritur qëllimet e theksuara në këtë statut.
  7. Organizata e ka zyrën e saj qendrore në Rr. Nëna Tereze, p.n., FSHMN, UP.

Neni 2
Emri, forma dhe adresa

  1. Themelues të organizatës janë:
    Qëndrim Gashi (adresa: Tregtia, c. 3, h. X, nr. 41, Rr. Ahmet Krasniqi, Prishtinë)
    Muhib Lohaj (adresa: Lagja Marigona 2, nr.44, Prishtinë)
    Naim Braha (adresa: Janina, nr.2, Ferizaj )
  2. Kuvendi i Anëtarëve vendos për përfaqësuesin e autorizuar të OJQ-së, i/e cili/a përfaqëson organizatën dhe pranon të gjitha shkresat zyrtare në emër të organizatës. Ai ose ajo është përgjegjës për informimin e autoriteteve kompetente për çfarëdo ndryshimi në të dhënat e deklaruara në rastin e regjistrimit të organizatës.

Neni 3
Qëllimi

  1. Organizata është themeluar me qëllim të:
    Avancimit të kapaciteteve ekzistuese dhe ngritjes së kapaciteteve të reja për zhvillimin e veprimtarisë akademike dhe pedagogjike në fushën e mattematikës së pastër dhe të zbatuar.
  2. Për t’i përmbushur qëllimet e saj, organizata do të ndërmarrë, por nuk do të kufizohet vetëm në këto lloje të aktiviteteve:
    (a) Organizimin dhe mbështetjen e seminareve, konferencave, forumeve apo formave të tjera të organizimeve publike;
    (b) Publikimin dhe blerjen e revistave, librave, e materialeve të tjera shkencore e profesionale;
    (c)Bashkëpunimin e nevojshëm me organizmat, shoqatat, institucionet, dhe individët brenda dhe jashtë vendit;
    (ç) Organizimin dhe mbështetjen e aktiviteteve të ndryshme (si, p.sh., gara, shkolla sezonale, seri kursesh etj.) për të rinjtë e interesuar për matematikë;
    (d)Organizimin dhe mbështetjen e aktiviteteve të ndryshme (si, p.sh., seri kursesh ose ligjëratash) për mësimdhënësit, për avancimin e cilësisë në mësimdhënie.

Neni 4
Anëtarësimi

  1. Anëtarësimi në organizatë është i hapur për çdo person pavarësisht prej racës, ngjyrës, gjinisë, gjuhës, fesë, mendimeve politike ose të tjera, prejardhjes kombëtare a shoqërore, lidhjes me ndonjë komunitet, pronës, gjendjes ekonomike, sociale, orientimit seksual, lindjes, aftësisë së kufizuar ose ndonjë statusi tjetër personal. Për t’u anëtarësuar në organizatë, secili i interesuar duhet të pranojë Statutin dhe Misionin e organizatës dhe të angazhohet për përmbushjen e qëllimeve të organizatës.
  2. Kuvendi i anëtarëve do të vendos nëse do të kërkohet pagesa e anëtarsimit nga anëtarët. Në rast të vendosjes së pagesës së anëtarësimit, Kuvendi do të vendosë për rregullat dhe procedurat e pagesës së anëtarësimit, përfshirë marrjen e masave të ndryshme, deri në përjashtimin e anëtarit nga organizata në rast të mospagesës së anëtarësisë.
  3. Anëtarësimi i ndonjë anëtari gjithashtu mund të përfundojë ose suspendohet me vendimin e Kuvendit të Anëtarëve në rast të moskryerjes së punëve dhe detyrave të cilat i ka marrë nga shoqata dhe nuk ka arsyetim të bazuar, apo në rastin e perfshirjes në keqperdorime të detyrës. Në rast të suspendimit, kohëzgjatja e suspendimit do të përcaktohet.
  4. Përfundimi ose suspendimi i anëtarësimit nga Kuvendi i Anëtarëve do të vendoset me shumicë të anëtarëve prezent.

Neni 5
Organet e Shoqatës

Shoqata e ka Kuvendin e Anëtarëve, kryetarin dhe Këshillin Drejtues

Neni 6
Kuvendi i Anëtarëve

  1. Kuvendi i Anëtarëve është organi më i lartë qeverisës i organizatës. Ai përbëhet prej të gjithë anëtarëve të organizatës..
  2. Kuvendi i Anëtarëve ka përgjegjësinë më të lartë për politikën dhe çështjet financiare të organizatës. Në këtë kuadër, Kuvendi i Anëtarëve ka kompetencë të zgjedhë dhe të shkarkojë zyrtarët në pozita udhëheqëse të OJQ-së, të aprovojë raportet periodike financiare dhe të punës, të interpretojë dhe ndryshojë Statutin, si dhe të vendosë për bashkimin, ndarjen apo shuarjen e OJQ-së. Këto përgjegjësi nuk mund të delegohen në organet tjera më të ulta.
  3. Përpos përgjegjësive të rezervuara që ka, Kuvendi i Shoqatës gjithashtu ka edhe këto përgjegjësive: Të analizojë punën e Kryetarit, Keshillit Drejtues dhe sukseset apo mosukseset në politikat e shoqatës, të marrë vendime lidhur me organizimin e Olimpiades së Matematikës, Konferencave Shkencore, Seminareve Shkencore dhe organizimeve tjera me interes per zhvillimin e matematikes.
  4. Kuvendi i Anëtarëve mund të delegojë ndonjë prej përgjegjësive të tij në organin tjetër udhëheqës të ndërmjetm, Këshillin Drejtues, ose edhe të punësuar të organizatës, me vendimin e shumicës së anëtarëve të tij, me përjashtim të përgjegjësive të cilat nuk delegohen sipas nenit 13 të Ligjit Nr. 04/L-57 për Lirinë e Asociimit në Organizatat Joqeveritare në Republikën e Kosovës dhe paragrafit 2 të Neni 5 të këtij Statuti.

Neni 7
Mbledhjet e Kuvendit të Anëtarëve

  1. Kuvendi i Anëtarëve do të takohet së paku një herë në vit në Mbledhjen e Përgjithshme Vjetore (MPV) ku shqyrtohet dhe miratohet raporti për mjetet, deyrimet, të ardhurat, shpenzimet dhe programet e organizatës për vitin e kaluar, si dhe plani për mjetet, e detyrimet e parapara, të ardhurat, shpenzimet dhe programet e organizatës për vitin e ardhshëm.
  2. Kuvendi i Anëtarëve mund të takohet gjithashtu edhe në Mbledhjen e Përgjithshme të Jashtëzakonshme (MPJ) kurdoherë që kërkohet nga gjysma e anëtarëve ose nga organet tjera të ndërmjetme. Një kërkesë e tillë duhet t’i drejtohet Kryesuesit të Kuvendit të Anëtarëve i cili do të lajmërojë për takimin të gjithë anëtarët, në pajtim me procedurat e përcaktuara në paragrafin vijues.
  3. Lajmërimi me shkrim për MPV dhe/ose MPJ, duke përfshirë datën dhe vendin e mbajtjes së mbledhjes, së bashku me rendin e ditës për mbledhjen do t’u shpërndahet të gjithë anëtarëve së paku shtatë ditë para ditës së mbajtjes së mbledhjes.
  4. Për mbajtjen e mbledhjes është e nevojshme pjesëmarrja e më shumë se gjysmës së anëtarëve. Nëse ky kuorum nuk arrihet në tentimin e parë, takimi do të shtyhet për një ditë të përcaktuar më vonë dhe lajmërimi i ri do t’u dërgohet të gjithë anëtarëve.
  5. Secili anëtar i organizatës ka një votë në Kuvendin e Anëtarëve.
  6. Vendimet në Kuvendin e Anëtarëve do të merren me shumicën e anëtarëve prezent.
  7. Asnjë anëtari të Kuvendit të Anëtarëve nuk i lejohet të marrë pjesë në diskutim apo në marrjen e vendimit për çështje ku ai ka interes direkt apo indirekt ekonomik. Anëtari i Kuvendit të Anëtarëve konsiderohet se ka interes ekonomik nëse ai/ajo, ose cilido anëtar i familjes së tij ka interes direkt apo indirekt ekonomik.

Neni 8
Kryetari i Shoqates

  1. Kryetari zgjedhet nga anëtarët e Kuvendit, me votim të fshehtë, nga lista me më shumë se një kandidat.
  2. Fitues i zgjedhjeve eshte kandidati që merr jo më pak se 50%+1 të votave të anëtarëve të pranishëm.
  3. Nëse në rrethin e parë te votimit asnjë kandidat nuk merr 50%+1 të votave të anëtarëve të pranishëm, brenda 24 orëve zhvillohet rrethi i dytë i votimit në të cilin votohet vetëm për kandidatët të cilët në rrethin e parë kanë marrë numër më të madh ose të barabartë votash.
  4. Fitues i rrethit të dytë të votimit është kandidati që merr numrin më të madh të votave. Në rast se dy ose më shumë kandidatë kanë numër të barabartë votash, fituesi shpallet sipas rendit alfabetik të mbiemrit, përkatësisht të emrit kur kandidatët kanë mbiemra të njëjtë.
  5. Kandidati për kryetar duhet të jetë anëtar i Shoqatës dhe duhet të jetë doktor i shkencave matematike.
  6. Kryetari ka mandat dyvjecar, duke filluar nga dita e zgjedhjes. Askush nuk mund të zgjedhet kryetar më shumë se dy mandate të njëpasnjëshme.
  7. Kryetari mund të shkarkohet në sesion të rregullt ose të jashtëzakonshëm të Kuvendit nëse për këtë votojnë të paktën dy të tretat e anëtarëve të Kuvendit.
  8. Kryetari mund të jep dorëheqje dhe për këtë duhet ta informojë Këshillin Drejtues brenda 24 orëve nga dhënja e dorëheqjes.
  9. Kryetari i cili shkarkohet, jep dorëheqje, ose ka mbaruar një mandat dhe nuk rizgjedhet,nuk mund të rikandidohet brenda gjashtë vjetëve.
  10. Në rastet e vdekjes, dorëheqjes, shkarkimit, ose pamundësisë së ushtrimit të detyrës për shkaqe shëndetësore, ligjore e të tjera, Këshilli Drejtues i Shoqatës e cakton ushtrues të detyrës së kryetarit një anëtar nga radhët e veta.
  11. Kuvendi duhet ta zgjedh kryetarin e Shoqatës jo më vonë se gjashtë muaj nga data e caktimit të një personi si ushtryes i detyrës së kryetarit.

Neni 9

  1. Kryetari e udhëheq Kuvendin dhe Këshillin Drejtues.
  2. Kryetari siguron zbatimin e Statutit dhe akteve të tjera juridike të cilat i nxjerr Shoqata.
  3. Kryetari, në emër të Shoqatës, nënshkruan marrëveshjet e nevojshme me organizmat, shoqatat, institucionet, dhe personat brenda dhe jashtë vendit.
  4. Kryetari i Shoqatës raporton për aktivitetet dhe programet e Shoqatës në sesionin e rregullt vjetor të Kuvendit.

Neni 10
Organi udhëheqës i ndërmjetëm (Këshilli Drejtues)

  1. Këshilli Drejtues do të ketë këto përgjegjësi: Të propozoj përfaqësuesin e autorizuar të organizatës, të kontrollojë implementimin e qëllimit dhe aktiviteteve të parapara në statut, mbikqyrja e punës së zyrtarëve dhe nëpunësve të OJQ-së, etj.
  2. Këshilli Drejtues zgjedhet nga Kuvendi i Shoqatës. Ata do të zgjedhen individualisht me shumicë të votave nga anëtarët e pranishëm. Mënyra e zgjedhjes dhe rregullat e punës së anëtarëve të Këshilli Drejtues mund të rregullohen me një Rregullore të veçantë për punën e Këshillit Drejtues, e cila aprovohet nga Kuvendi i Anëtarëve me shumicë votash.
  3. Këshilli Drejtues do të ketë të paktën 3 (tre) anëtarë, njëri nga të cilët duhet të zgjedhet si Kryesues i Këshillit Drejtues.
  4. Kryetari i Shoqatës është ex oficio kryetar i Këshillit Drejtues, me të drejtë vote.
  5. Anëtarët e Këshillit Drejtues mund të zgjedhen për mandate të njëpasnjëshme.
  6. Anëtarët e Këshillit Drejtues mund të shkarkohen para përfundimit të mandatit me shumicë votash të Kuvendit të Shoqatës.
  7. Mandati i anëtarit të Këshillit Drejtues pushon:
    Mandati i anëtarit të Këshillit Drejtues pushon:
    Në rast të vdekjes,
    dorëheqjes ose
    shkarkimit nga Kuvendi i Anëtarëve.
  8. Në rast të përfundimit të parakohshëm të mandatit të anëtarit të Këshillit Drejtues, Kuvendi i Shoqatës duhet të zgjedh pasardhësin për të shërbyer për kohën e mbetur.

  9. Vendimet në Këshill Drejtues merren me shumicë votash të anëtarëve prezentë.
  10. Këshilli Drejtues mund të vendosë t’i drejtohet për çfarëdo çështje Kuvendit të Anëtarëve për marrje të vendimit.
  11. Kurrëfarë pagese ose kompenzimi nuk duhet t’u bëhet anëtarëve të Këshillit Drejtues pa aprovimin e Kuvendit të Anëtarëve dhe vetëm kur pagesa ose kompenzimi është i arsyeshëm dhe bëhet për punën e kryer për organizatë.
  12. Asnjë anëtari të Këshillit Drejtues nuk i lejohet të marrë pjesë në diskutim apo në marrjen e vendimit për çështje ku ai ka interes direkt apo indirekt ekonomik. Anëtari i Këshillit Drejtues konsiderohet se ka interes ekonomik nëse ai/ajo, ose cilido anëtar i familjes së tij ka interes direkt apo indirekt ekonomik.

Neni 11
Zyrtarët dhe Nëpunësit

  1. Në rast nevoje organizata punëson persona që të marrin përsipër kryerjen e detyrave ditore të organizatës. Zyrtari kryesor ekzekutiv (p.sh. Drejtori Ekzekutiv) emërohet nga Kuvendi i Shoqatës.
  2. Zyrtarët duhet të punësohen në përputhje me Ligjin e Punës në Republikën e Kosovës, të gjitha të ardhurat dhe të mirat e tjera që duhet t’i paguhen Zyrtarit, si dhe obligimet dhe përshkrimin e punës dhe përgjegjësive të Zyrtarit. Të gjitha pagesat duhet të jenë të arsyeshme dhe duhet të paguhen vetëm për punën e kryer për organizatë.

Neni 12
Shpërbërja e organizatës

  1. Organizata mund të shpërbëhet me vendimin e shumicës së anëtarëve të Kuvendit të Anëtarëve.
  2. Kur të vendos për shpërbërjen e organizatës, Kuvendi i Anëtarëve do të tregojë emrin e shoqatës ose fondacionit në Kosovë që do të marrë pasurinë e mbetur pasi të jenë paguar borxhet e organizatës. Shoqata(t) ose fondacioni(et) e zgjedhura duhet të kenë qëllime të njejta ose të ngjajshme sikurse organizata.

Neni 13
Ndryshimet e statutit

  1. Statuti i tanishëm mund të ndryshohet me vendimin e dy të tretave e anëtarëve prezentë të Kuvendit të Anëtarëve.

Neni 14
Periudhat e Raportimit dhe Viti Financiar

  1. Këshilli Drejtues dhe Zyrtarët e emëruar do të paraqesin raporte vjetore para Kuvendit të Anëtarëve, MPV ose kurdoherë që kërkohet nga një MPJ.
  2. Viti financiar i organizatës do të përputhet me vitin kalendarik.

Dokumenti: