Olimpiadën e 9-të Matematike Evropiane për Femra – EGMO 2020

Katër nxënëse femra do ta përfaqësojë shtetin e Kosovës, për herë të parë, në Olimpiadën e 9-të Matematike Evropiane për Femra – EGMO 2020, e cila do të mbahet në Egmond aan Zee, në Holandë, prej datës 15. 04. 2020 deri më datën 21. 04. 2020.

Shoqata e Matematikanëve të Kosovës mbetet e përkushtuar të kontribuojë me të gjitha mundësitë dhe kapacitetet që ka në dispozicion për t’i mbështetur të rinjtë e talentuar në fushën e matematikës.