KAMO

Olimpiada e Katërt Matematike Kosovë – Shqipëri

Olimpiada Matematike Kosovë – Shqipëri (ang. Kosovo and Albania Mathematical Olympiad – KAMO) është një olimpiadë e përbashkët e dy shteteve shqiptare: Kosovës dhe Shqipërisë, e cila ka për qëllim mbështetjen e talenteve të rinj shqiptarë që kanë prirje për matematikë.


Olimpiada Matematike Kosovë – Shqipëri është projekt i përbashkët i dy shoqatave shqiptare të matematikës: Shoqatës së Matematikanëve të Kosovës (ShMK) dhe Shoqatës Shqiptare të Matematikës (ShShM). Në këtë olimpiadë kanë të drejtë të marrin pjesë, në cilësinë e mysafirëve, edhe nxënësit shqiptarë nga të gjitha trevat shqiptare dhe diaspora. Prandaj, kjo olimpaidë ndryshe mund të quhet edhe Olimpiada Mbarëkombëtare e Matematikës.

Shoqata e Matematikanëve të Kosovës në bashkëpunim me Shoqatën Shqiptare të Matematikës janë dakorduar që në kuadër të bashkëpunimit mes Kosovës dhe Shqipërisë të fillojnë me një olimpiadë të përbashkët të matematikës për nxënësit e klasave VII-IX. Olimpiada do të jetë tradicionale dhe do të organizohet për çdo vit. Këtë vit KAMO do të mbahet në kryeqytetin e Shqiperise, Tirane. Viteve në vijim, në Olimpiadën Matematike Kosovë-Shqipëri, synohet që të marrin pjesë edhe nxënësit e klasave X-XII.

Olimpiada e Katërt Matematike Kosovë – Shqipëri për Klasat VII-IX, Tirana 2023

Olimpiada e Katërt Matematike Kosovë-Shqipëri për Klasat VII-IX do të mbahet në krueqytetin e Shqiperisë, Tiranë, prej datës 18.07.2023 deri më 20.07.2023, në hapësirat e shkollës jo-publike “ACT – Albanian College of Tirana“.

Të gjithë nxënësit pjesëmarrës nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Lugina e Preshevës, Mali i Zi dhe diaspora do të akomodohen në konviktin e shkollave profesionale publike në qytetin e nxenësve (pranë pallatit me shigjeta në Tiranë), më datën 18.07.2023 deri më 20.07.2023. Të gjithë të akomoduarit në konviktin e shkollave profesionale publike, gjatë qëndrimit në to, do të shërbehen me ushqim (mëngjes, drekë dhe darkë).

Organizatori mikpritës, më datën 19.07.2023, pasdite pas mbarimit te testit dhe pushimit te drekes, do të organizojë një vizitë të shkurtër për të gjithë pjesëmarrësit tek Sheshi Nenë Tereza dhe Liqeni Artificial ne Tiranë.

Të përzgjedhurit për të marrë pjesë në Olimpiadën Matematike Kosovë – Shqipëri për Klasat VII-IX, Tirana 2023

Garuesit më të suksesshëm nga klasa e IX në Olimpiadën Matematike të Kosovës – OMK 2023 kanë të drejtë të jenë pjesëmarrës në KAMO. Klikoni këtu !


Garuesit më të suksesshëm nga klasa e VII-VIII në Garën Ndërkombëtare të Matenatikës “Kangaroo 2023”. Klikoni

Nxënësit fitues të Olimpiadave Matematike Komunale 2023 të organizuara nga komunat e Kosovës që organizojnë gara të rregullta për klasat VII-IX.

Shoqata Shqipatare e Matematikës është përgjegjëse për përzgjedhjen e nxënësve pjesëmarrës nga Republika e Shqipërisë.

Organizatori mikpritës është përgjegjës për t’i ftuar për pjesëmarrje në olimpiadë nxënësit mysafirë nga trevat e tjera shqiptare dhe diaspora.

GARUESIT NGA KOSOVA DO TË NISEN NË ORA 09:00 ME DATË 18.07.2023 NË MËNYRË TË ORGANIZUAR PËMES AUTUBUSIT . VENDI I NISJES ËSHTË STACIONI NDËRKOMBËTAR I AUTOBUSËVE NË PRISHTINË.

Informata rreth detyrave/problemeve

Olimpiada do të organizohet në dy kategori: një test për nxënësit e klasave VII-VIII dhe një test vetëm për nxënësit e klasës IX.

Secila kategori do t’i ketë gjithsej 12 detyra/probleme të ndara në dy pjesë: pjesa e parë i ka gjithsej 8 detyra/probleme dhe pjesa e dytë i ka gjithsej 4 detyra/probleme.

8 detyrat/problemet e pjesës së parë do të jenë vetëm me përgjigje (jo me alternativa dhe nuk kerkohet procesi i zgjidhjeve) dhe secili problem vlerësohet me 5 pikë.

Për 4 detyrat/problemet e pjesës së dytë kërkohet të arsyetohet procesi i zgjidhjeve deri në hollësira dhe secili problem vlerëshet me 15 pikë.

Nëse garuesi nuk përgjigjet fare në ndonjërin nga 8 detyrat/problemet e pjesës së parë ose jep përgjigje të gabuar, atëherë vlerësohet me 0 pikë.

Për 8 detyrat/problemet e pjesës së parë nuk ka vlerësim të pjesshëm.

Për 4 detyrat/problemet e pjesës së dytë do të ketë vlerësim të pjesshëm sipas skemave të miratuara nga komisioni.

Detyrat/Problemet e pjesës së dytë do t’i përfshijnë të gjitha fushat e olimpiadave: Algjebër, Kombinatorikë, Gjeometri dhe Teori Numrash.

Përpilimi i detyrave/problemeve

Në Olimpiadën Matematike Kosovë – Shqipëri synohet që të gjitha detyrat/problemet të jenë origjinale (shih detyrat/problemet e vitit paraprak).

Te dy shoqatat tashmë e kanë formuar një komision për përpilimin e një liste të ngushtë të problemeve që do të jenë potenciale për të qenë detyra/probleme të Olimpiadës së Dytë Matematike Kosovë – Shqipëri për Klasat VII-IX.

Komisioni qendror, në përbërje nga anëtarët e dy shoqatave, do ta votojë me shumicë votash listën përfundimtare të detyrave/problemeve që do të jenë pjesë e Olimpiadës së Dyteë Matematike Kosovë – Shqipëri për Klasat VII-IX.

Komisioni qendror, në përbërje nga anëtarët e dy shoqatave, do t’i përpilojë skemat e vlerësimit për secilin prej 4 detyrace/problemeve të pjesëve të dyta.

Çmimet

Jo më shumë se 30% e garuesve shpërblehen me medalje. Numri i garuesve që është më afër ose baraz 30% të të gjithë pjesëmarrësve do të shpërblehen me medalje.

Jo më shumë se 20% e garuesve të tjerë me radhë pas fitueseve të medaljeve shpërblehen me Mirënjohje Nderi. Numri i garuesve që është më afër ose baraz 20% të të gjithë pjesëmarrësve do të shpërblehen me Mirënjohje Nderi.

Numri i medaljeve te arta, të bronzta dhe të argjenda qëndrojnë në raport sikur 1:2:3.

Datat e rëndësishme

18.07.2023 – ardhja dhe mikpritja e garuesve dhe mysafirëve.

Dreka për pjesëmarrës: 13:00-14:00.

Darka për pjesëmarrës: 19:00-20:00.

19.07.2023

Mëngjesi për pjesëmarrës: 07:00-8:00

Ceremonia e hapjes: 09:00- 09:45.

Mbajtja e Olimpiadës: 10:00 -13:00.

Dreka për pjesëmarrës: 14:00-15:00.

Eskursion 18:00 – 19:40.

Rezultatet preliminare: 20:00.

Ankesat përmes formularëve fizikë dhe e-mailit: 20:00 – 21:00.

Darka për pjesëmarrës: 20:00-21:00.

Rezultatet përfundimtare: 22:00.

20.07.2023

Mëngjesi për pjesëmarrës: 07:30-8:30

Lirimi i konviktëve: 08:30 – 09:30

Ceremonia e shpërblimeve: 10:00 – 11:00.

11.00 – 12.00  Percjellja