Cyberspace Mathematical Competition

Përfundoi me sukses edicioni i parë i olimpiadës Cyberspace Mathematical Competition – CMC 2020. Ekipi i Kosovës fitoi dy Mirënjohje Nderi.

Mirënjohje Nderi kanë fituar nxënësit: Lorik Ramosaj (15 pikë) dhe Dren Neziri (11 pikë).

CMC është organizuar nga Asociacioni i Matematikanëve të Amerikës në bashkëpunim me forumin e njohur AOPS. CMC është një konkurs argëtues i nivelit të lartë, i cili është organizuar virtualisht këtë vit dhe në kë format do të organizohet edhe në vitet në vijim. CMC është garë për nxënës të shkollave të mesme me pjesëmarrës deri në 8 nxënës nga secili vend pjesëmarrës. Gara për vitin 2020 është zhvilluar nga 12.07.2020 deri më 20.07.2020, me gjithsej 75 shtete pjesëmarrëse.

Misioni i CMC është t’iu sigurojë një mundësi argëtuese nxënësve të talentuar në botë për t’u angazhuar me probleme sfiduese dhe interesante, dhe të takojnë – të paktën virtualisht – bashkëmoshatarët nga vendet e tjera.

Shoqata e Matematikanëve të Kosovës,

Prishtinë, më

21.07.2020