Kosova do të merr pjesë për herë të katërt në Kupen Evropiane të Matematikës – EMC. Në këtë olimpiadë në vitin 2019 kanë marrë rreth 30 shtete.
Kush mund të merr pjesë në këtë olimpiadë?
– Të gjithë nxënësit që janë pjesë e ekipit të Kosovës në IMO 2020.
– Nxënëset pjesëmarrëse në EGMO 2020.
– Fituesit e medaljeve të arta, argjendta dhe medaljeve të bronzta në KAMO 2020.
– Nxënësit e tjerë të interesuar për pjesëmarrje në IGO 2020 duhet të bëjnë një kërkesë për pjesëmarrje dhe ta dërojnë në e-mailin: shoqata.matematikaneve@gmail.com.
Ku dhe kur do të mbahet kjo olimpiadë?
EMC do të mbahet më 12 Dhjetor 2020, në Prishtinë, në Lokalet e Institutit ATOMI, në Gjimnazin Matematik, nën mbikëqyrjen dhe monitorimin e Shoqatës së Matematikanëve të Kosovës.
Në lidhjen në vijim mund t’i gjeni detyrat nga vitet e kaluara.