NJOFTIM

Kosova fiton katër Medalje të Bronzta në Olimpiadën Matematike Ndërkombëtare të Gjeometrisë – IGO 2019

Përfundoi me sukses Olimpiada e 6-të Matematike Ndërkombëtare Iraniane e Gjeometrisë – IGO 2019, e cila është mbajtur në mbi 50 shtete të botës me mbi 6200 pjesëmarrës. Ekipi i Kosovës në këtë olimpiadë prestigjioze fitoi katër medalje të bronzta.

Edi Berisha, nxënës i klasës VIII, i cili vijon mësimet në shkollën “Meto Bajraktari”, Prishtinë, ka fituar medalje të bronztë në kategorinë për fillestarë (klasat VII dhe VIII) me gjithsej 19 pikë.

Era Syla, nxënëse e klasës XI, e cila vijon mësimet në shkollën “Mehmet Akif”, Lipjan, ka fituar medalje të bronztë në kategorinë e avancuar (klasat XI dhe XII) me gjithsej 16 pikë.

Andi Sejdiu, nxënës i klasës XII, i cili vijon mësimet në Gjimnazin e Specializuar Matematikor, Prishtinë, ka fituar medalje të bronztë në kategorinë e avancuar (klasat XI dhe XII) me gjithsej 16 pikë.

Bardh Osmani, nxënës i klasës XII, i cili vijon mësimet në Gjimnazin e Specializuar Matematikor, Prishtinë, ka fituar medalje të bronztë në kategorinë e avancuar (klasat XI dhe XII) me gjithsej 16 pikë.

Shoqata e Matematikanëve të Kosovës e uron dhe e përgëzon Ekipin e Kosovës për suksesin e arritur dhe për përfaqësim të denjë të shtetit të Kosovës në këtë olimpiadë prestigjioze!

Shoqata e Matematikanëve të Kosovës mbetet e përkushtuar të kontribuojë me të gjitha mundësitë dhe kapacitetet që ka në dispozicion për t’i mbështetur të rinjtë e talentuar në fushën e matematikës.

PS: Në vijim mund t’i shkarkoni detyrat/problemet së bashku me zgjidhjet e Olimpiadës së 6-të Ndërkombëtare Iraniane të Gjeometrisë.

Shkarkoni detyrat/problemet e IGO 2019

IGO_2019_Booklet_en-1