Përfundoi me sukses Olimpiada e 60-të Matematike Ndërkombëtare, e mbajtur në Bath, në Mbretërinë e Bashkuar. Ekipi i Kosovës fitoi tri Mirënjohje Nderi.
Mirënjohje Nderi kanë fituar nxënësit: Leart Ajvazaj (16 pikë), Viktor Ahmeti (15 pikë) dhe Dren Neziri (8 pikë). Pragu për Medalje të Bronztë këtë vit ishte 17 pikë.
Shoqata e Matematikanëve të Kosovës e përgëzon Ekipin e Kosovës për përfaqësim të denjë të shtetit të Kosovës në këtë olimpiadë prestigjioze!
Shoqata e Matematikanëve të Kosovës mbetet e përkushtuar të kontribuojë me të gjitha mundësitë dhe kapacitetet që ka në dispozicion për t’i mbështetur të rinjtë e talentuar në fushën e matematikës.