Të shtunën, më 14 shtator, në ora 10:00, në lokalet e Institutit ATOMI, në Gjimnazin Matematik, do të mbahet për herë të tretë me radhë Olimpiada Iraniane Ndërkombëtare e Gjeometrisë – IGO 2019. Në IGO do të marrin pjesë mbi 50 shtete, në mesin e tyre edhe Republika e Kosovës. Shoqata e Matematikanëve të Kosovës […]
Duke filluar nga viti 2020, nxënëset nga Republika e Kosovës do të mund të marrin pjesë në Olimpiadën Evropiane të Matematikës për Femra – European Girls Mathematical Olympiad (EGMO). EGMO në vitin 2020 do të mbahet në qytetin Egmond aan Zee, në Holandë. Shoqata e Matemtikanëve të Kosovës me kohë do t’ju njoftojë për hollësirat e […]
Duke filluar nga ky vit, studentët e Departmentit të Matematikës mund të marrin pjesë në Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës për Studentët Universitarë (International Mathematics Competition for University Students). Olimpiada mbahet në Blagoevgrad, Bullgari në datat 28.07.2019 –03.08.2019. Të dhëna shtesë për garën mund t’i gjeni në linkun në vijim: https://www.imc-math.org.uk Përzgjedhja e ekipit dhe organizimi i brendshëm […]
Përfundoi me sukses Olimpiada e XI Matematike e Kosovës-OMK 2019. Falëminderit Institutit ATOMI për mbështetjen financiare për të dytën herë me radhë.
Mëposhte do të gjeni linqet e rezultateve. Shënim: Ceremonia e shpërblimeve për 3 vendet e para për secilën klasë do të organizohet më 09.03.2019, prej orës 14:30, në lokalet e Departamentit të Matematikës. Ankesat duhet t’i dërgoni në e-mailin shoqata.matematikaneve@gmail.com më së largu deri në ora 20:00 (05.03.2019).
Ju informojmë se më 02 mars 2019, e shtunë, në ora 10:15, do të mbahet Olimpiada XI Matematike e Kosovës (OMK). Nga kjo garë do të caktohen përfaqësuesit e Kosovës në Olimpiadën e 60-të Ndërkombëtare të Matematikës (IMO), e cila mbahet në Bath, Mbretërinë e Bashkuar (United Kingdom), prej 11 – 22 korrik 2019, ku Kosova merr pjesë për […]